Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rekord infektimesh në Spanjë, 39 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

14/01/2021 - 07:47

Spanja ka regjistruar një numër rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit, që nga fillimi i pandemisë, me gati 39 000 persona të infektuar që nga e marta, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në total, 38 869 raste të konfirmuara dhe 195 vdekje u regjistruan ditën e fundit, për një numër të përgjithshëm prej 2,176 milionë rastesh dhe 52 878 vdekjesh të regjistruara në vend që nga fillimi i krizës shëndetësore.

“Këto shifra zbulojnë një rrezik shumë të lartë, një rrezik ekstrem në të gjithë vendin”, tha Carolina Darias, ministre e Politikës Territoriale dhe Shërbimit Publik, në një konferencë shtypi.

“Presioni në spitale vazhdon të rritet”, shtoi ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, duke shtuar se 27% e shtretërve në kujdesin intensiv janë të zënë nga pacientë me koronavirusin e ri.

Shumë rajone të Spanjës kanë vendosur masa të reja kufizuese në një përpjekje për të përmbajtur pandeminë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtetet e Bashkuara po përgatiten për mundësinë që një vaksinë përforcuese do të nevojitet 9-12 muaj, pasi njerëzit fillimisht të jenë va

Kreu i Agjencisë së Kontrollit të Sëmundjeve në Gjermani, Lothar Wieler, ka bërë të ditur se këtë të premte do të vaksinohet kancelarja g

Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Greqisë u përplasën hapur të enjten në një konferencë të përbashkët shtypi në Ankara, e cila filloi me

Danimarka ka ndaluar injektimin në popullatë të vaksinës AstraZeneca, për shkak të frikës se ajo shkakton mpiksje të gjakut.

380 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Itali.

Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin sanksione ndaj zyrtarëve dhe subjekteve ruse.

Presidenti Joe Biden deklaroi të mërkurën se planifikon t’i japë fund luftës më të gjatë të SHBA dhe se është “koha që trupat amerikane t

Danimarka ka ndaluar imunizimin përmes vaksinës AstraZeneca-Oxford kundër koronavirusit.

Italia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Kryeministri i Rumanisë, Florin Citu ka shkarkuar nga detyra ministrin e Shëndetësisë, Vlad Voiculescu.