Franca ka shënuar 2.524 raste pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit, përballë 1.397 rasteve të një dite më parë. Kanë qenë këto të dhënat që janë bërë publike mbrëmjen e së mërkuës nga autoritetet shëndetësore, të cilat kanë njoftuar se janë kryer 606.487 tamponë.

Ndërkohë në spitale janë të shtruar 4.891 pacientë,  (121 më pak se dje) ndërsa në reanimacion janë 379 persona. Në 24 orët e fundit në Francë janë shënuar 17 viktima, ndërsa totali i të vdekurve ka arritur në 30.371 persona.