Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi. Pas lëkundjes së frikshme me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, autoritetet deklarojnë 14 të vdekur dhe rreth 300 të plagosur.

Tërmeti shkatërrimtar shkatërroi godina në Turqinë lindore dhe shumë njerëz u derdhën në rrugë në panik e sipër.

Autoritetet i tremben faktit se bilanci mund të rritet në orët në vijim.

Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig, qyteti më i dëmtuar.

Në Twitter janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë në rrënoja.