Rusia paralajmëron Amerikën

10/08/2018 - 22:43

   Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara gjatë kësaj të premteje se, çdo lëvizje të tyre për të kufizuar aktivitetet e bankave të saj do ta konsiderojë si një “deklaratë lufte ekonomike”, e kësisoj do të hakmerrej, teksa sanksionet e reja kanë ushtruar ndikimin e tyre te rubla ruse, ndërsa ligjvënësit amerikanë kërcënojnë për të tjera në vijim.

Paralajmërimi i bërë nga kryeministri Dmitry Medvedev reflekton frikën e rusëve ndaj impaktit të kufizimeve të reja ndaj ekonomisë dhe aseteve të tjera financiare, përfshi rublën që ka humbur afro 6 për qind të vlerës së saj gjatë kësaj jave.

Ekonomistët presin që ekonomia ruse të rritet me 1.8 për qind këtë vit. Nëse sanksionet e reja të propozuara nga Kongresi amerikan dhe Departamenti i Shtetit do të implementohen në tërësi, gjë që mbetet ende e paqartë, disa ekonomistë besojnë se rritja ekonomike thuajse do të zerohet.

Presidenti Vladimir Putin diskutoi atë që Kremlini e quajti “hapat e reja jomiqësore të mundshme nga Uashingtoni”, me Këshillin kombëtar të Sigurisë këtë të premte.

Strategjia e Moskës në përpjekje për të përmirësuar sadopak marrëdhëniet SHBA-Rusi, duke u përpjekur të ndërtojnë ura me presidentin Donald Trump, duket se nuk po funksionon, pasi ligjvënësit amerikanë lançuan sanksione të reja këtë javë, për shkak se mendojnë se Trumpi po tregohet tejet i butë me Rusinë. Kjo gjë ka shtuar presionin edhe ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë, që të jetë më i rreptë ndaj Rusisë, veçanërisht në këtë periudhë pragzgjedhjesh të mesmandatit.

Departamenti i Shtetit njoftoi sanksione të reja të mërkurën, pasi fajësoi Moskën për helmimin e ish-spiunit rus në Britani gjatë muajit mars. Të premten, Shtëpia e Bardhë dënoi ashpër incidentin në fjalë, të cilin një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Trumpit e quajti “një shfaqje e pamatur përbuzjeje ndaj normave ndërkombëtare kundër përdorimit të armëve kimike”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria e qendrës së djathtë në Australi mund të humbas shumicën në Parlament pasi një votim i hershëm shfaqi votuesit duke dezertuar nga

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për zgjedhjet për Evropë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lavdëruar një kongresmen republikan që sulmoi fizikisht një gazetar vitin e kaluar, duke iu referu

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën, pasi janë përplasur nga një tren teksa me qindra ishin mbledhur mbi shina për të ndjekur një fest

Banorët në Skoci janë paralajmëruar nga autoritetet që të qëndrojnë vigjilentë dhe të bëjnë kujdes nga pantera e zeza.

Bashkimi Europian tha se është i gatshëm të zgjasë periudhën e tranzicionit pas “Brexit”-it, nëse Britania e Madhe e do këtë.

Një çift në Brazil është arrestuar, pasi i kanë hequr fëmijën një gruaje shtatzënë.

Huligani i njohur kroat Ante Firiç, i cili ishte kthyer në një makth për serbët, ka mbetur i vdekur mesditën e së mërkurës, teksa është g

Avioni me të cilin udhëtonte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, bëri ulje të detyrueshme pasi kabina u mbush me tym.

 Të paktën 18 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi në një kolegj në Krime, rajon ukrainas i aneksuar nga Rusia.