Sa zgjasin paslëkundjet/ Ja çfarë ndodhi në Kaliforni

01/12/2019 - 18:00

Dy tërmete tronditën Ridgecrestin në Kaliforni këtë vit: njëri në 4 korrik (i magnitudës 6.4), dhe tjetri ditën pasuese, në 5 korrik. Ky i fundit ishte edhe më i fuqishëm, 7.1. Shkundjet e tij u ndjenë në pothuajse të gjithë jugun e Kalifornisë, në disa pjesë të Arizonës e Nevadës, në zonën e gjirit të San Franciskos, Sacramento e deri në Baja California, në Meksikë.

Gati 20 milionë njerëz e ndjenë tërmetin e parë, e 30 milionë të dytin. Por pavarësisht forcës së tyre të madhe, këto tërmetet nuk shkaktuan veçse një të vdekur e 25 të plagosur, 20 në ditën e parë, dhe pesë në të dytën. Ndërkohë, një tërmet I të njëjtës magnitudë, 7.1 në 2017-tën në Meksikë, shkaktoi 370 të vdekur e mbi 6.000 të plagosur. Ajo lëkundje mësohet të ketë zgjatur për 20 sekonda.

Vetëm dy orë përpara se ai të godiste, vendi kishte përkujtuar përmes ceremonish të shumta tërmetin shkatërrimtar të 1985-sës, i cili vrau 10.000 persona. Los Angeles Times citonte atëherë përfundimet e një raporti, ku thuhej se me dhjetëra ndërtesa u shembën brenda pak sekondash duke mos I lënë njerëzve kohë të dalin. Ekspertët që bënë më pas verifikimet, zbuluan se godinat e shembura kishin probleme ndërtimi dhe ishin cilësuar nga inspektorët si të banueshme, në një kohë kur nuk ishin aspak të tilla. Shembjen e ndërtesave në tërmetin e 2017-tës në Meksikë, e shkaktoi korrupsioni, thuhej në artikull.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Parlamenti i sapozgjedhur britanik do të mblidhet të martën.

Kushtet atmosferike shkaktuan mbylljen e shkollave ne Romë e Napoli.

Pas fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së enjtes, Boris Johnson mori nga mbretëresha mandatin për formimin e qeverisë.

Policia gjermane tha se ka gjetur bombola gazi dhe municione të vjetra lufte në një apartament, ku të premten ndodhi një shpërthim, që la

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmay Khalilzad ka thënë se bisedimet për paqe me talibanët do të pezullohen përkoh

Ajo që po ndodh në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, është një mister i vërtetë.

Aksionet e “Saudi Aramco” janë rritur më së larti të enjten, duke e kthyer prodhuesin shtetëror masiv të naftës në kompaninë e parë në bo

Pjesëmarrje tepër e lartë në zgjedhjet e parakohshme të kësaj të enjteje në Britaninë e Madhe.

Një stuhi e fortë për një orë ka shkaktuar përmbytje dhe duke lënë pa energji elektrike mijëra shtëpi në Brisbane, Australi.

Ish-zëvendëskryeministri italian, njëherazi dhe ish-ministër i Brendshëm, Matteo Salvini është nën hetim për shpërdorim detyre nga prokur