SHBA blen 30 milionë doza të ilaçit kundër malaries

07/04/2020 - 19:30

Megjithëse nuk ka asnjë kërkim shkencor që tregon efektivitetin e tij, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara. kanë blerë pothuajse 30 milion doza hidroksilklorinë për trajtimin e COVID-19. Presidenti Trump vazhdon ta reklamojë ilaçin, megjithë paralajmërimet e ekspertit të tij të lartë shëndetësor se provat për ilaçin nuk janë të provuara.

Farmacitë në Afrikë po boshatisen nga pilulat kundër malarjes, ndërsa njerëzit po e blejnë ilaçin si mbrojtje kundër koronavirusit, pavarësisht se nuk ka të dhëna që tregojnë efektshmërinë e tij.

Vendet e dëshpëruara po zgjerojnë mundësinë e qasjes tek hidroksiklorina për të trajtuar COVID-19, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

"Kemi blerë një sasi masive prej 29 milion dozash. Ato po vijnë nga të gjithë laboratorët, tani po e prodhojmë këtu, pasi në rast se funksionon, ne duam ta kemi", tha presidenti.

Hidroksiklorokina, e njohur me emrin kikina, përdoret për të trajtuar malarien, lupusin dhe artritin. Megjithë përfitimet e paprovuara të ilaçit, që nga shkurti presidenti Trump po e trumpeton atë me zell të jashtëzakonshëm.

“Unë mund ta marr. Më duhet të marr lejem e mjekun tim për këtë por mund ta marr”, tha presidenti.

Anthony Fauci, eksperti kryesor shëndetësor i presidentit Trump në grupin e punës për koronavirusin, ka thënë vazhdimisht se ilaçi nuk është provuar shkencërisht se funksionon.

Axios raportoi se këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë Peter Navarro është përplasur me Fauçin për ilaçin, të cilin administrata e miratoi për përdorim urgjent në mes të marsit, edhe pse nuk është bërë asnjë studim klinik për të provuar efektivitetin e tij për të trajtuar COVID19.

“Klorokina është provuar për shumë sëmundje virale, më shumë se 12 të tilla. Asnjëherë nuk është provuar të funksionojë në ato sëmundje virale për përfitime klinike. Kështu që kemi vetëm pak prova njerëzore se mund të funksionojnë. Studimet janë të vogla, dhe na duhen dëshpërimisht rezultate nga studimet klinike të rastit, për të parë nëse do të ketë efekt", thotë David Sullivan në shkollën Bloomberg të Shëndetit Publik në universitetin Johns Hopkins.

Trump ka sugjeruar se vendet me shkallë të lartë të malaries kanë një numër të ulët të COVID-19, dhe se njerëzit me lupus nuk janë aq të prekur nga koronavirusi.

Ky është supozim, tha Anand Parekh, ish-zëvendësndihmës sekretar i shëndetësisë, tani me Qendrën e Politikave Dypartiake.

"Derisa të shohim të dhëna dhe prova, nuk duhet të nxitojmë në ndonjë përfundim. Arsyeja më e mundshme, për shembull, përse vendet në Afrikë nuk po raportojnë një numër të lartë të rasteve është thjesht sepse testimi ka munguar në ato vende".

Spitalet në SH.B.A. u kanë dhënë hidroksiklorinë pacientëve me koronavirus, duke arsyetuar se është relativisht i sigurt dhe ka të ngjarë të mos shkaktojë dëme. Ilaçi nuk konsiderohet i sigurt për njerëzit me ritme jo të rregullta të zemrës. /zeriamerikes

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhon të rritet, por me ritme më të ngadalta.

Qeveria spanjolle ka shpallur 10 ditë zie kombëtare për 27 mijë viktimat nga COVID-19.

Mbyllje e vendeve të punës, falimentime dhe plane shpëtimi, sektori ajror është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, që ka bllokua

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut bëri sot thirrje për projekte të mëdha infrastrukturore për të rritur ekonominë e SHBA-së pas pandemi

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OMO) paralajmëroi sot se pandemia e COVID-19 rrit rreziqet shëndetësore të lidhura me valën e nxeht

Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar një rritje të lehtë të infeksioneve të reja, të cilat u rritën nga 300 në 397, megjithatë mbete

Edhe pasi pacientët e prekur janë shëruar nga koronavirusi mushkëritë e tyre nuk janë më të njëjtat.

Qeveria e Gjermanisë planifikon të heqë ndalesën e udhëtimit për turistët e 31 vendeve evropiane, nisur nga data 15 qershor.

Spanja ka kërkuar nga partnerët e BE që të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë n

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta.