SHBA bllokon anijen koreano-veriore

09/05/2019 - 20:16

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfiskuar një anije të Koresë së Veriut në kuadër të sanksioneve që OKB dhe SHBA kanë vendosur ndaj shtetit komunist. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Ky veprim i autoriteteve amerikane mund të shkaktojë përshkallëzim të tensioneve mes dy vendeve.

Prokurorët amerikanë thanë se anija koreano-veriore po eksportonte qymyr. Mirëpo, ky sektor preket nga sanksionet që OKB ka vendosur ndaj Koresë së Veriut, një masë drastike si përpjekje që shteti komunist t’i japë fund programit bërthamor.

Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokojnë një anije mallrash të Koresë së Veriut pas vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Gjatë ditëve të fundit, shteti komunist ka kryer disa teste raketore. Në dy samitet që kanë zhvilluar Presidenti Trump dhe lideri koreano-verior Kim Jong Un, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka refuzuar që të heqë apo lehtësojë sanksionet ndaj Koresë së Veriut, nëse kjo e fundit nuk shkatërron të gjithë arsenalin bërthamor që ka.  

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre alpinistë kanë humbur jetën për shkak të lodhjes kur po zbristin malin Everest, duke e çuar në shtatë numrin e të vdekurve përgjatë n

Në një deklaratë nga Downing Street, kryeministrja britanike, Theresa May paralajmëroi këtë të premte dorëheqjen e saj. 

Në kohën kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin me ankth progres raportin për hapjen e negociatave, Franca duket se e ka marrë një v

Polemika të shumta ka ngjallur në Francë marrja në pyetje e 6 gazetarëve dhe thirrja për llogari e 2 të tjerëve nga Shërbimi i Sigurisë

Të mërkurën në mbrëmje pranë kufirit të Hungarisë me Serbinë, policia hungareze gjeti një grup prej 52 migrantësh.

Theresa May i ka orët e numëruara në krye të vendit, sipas raportimeve të fundit të mediave në Britaninë e Madhe.

Ministri i Mbrojtjes në Turqi, Hulusi Akar, ka thënë se Ankaraja është duke u përgatitur nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksion

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Meksika nuk po bën asgjë për të ndalur migrantët e jashtëligjshëm të cilët arrijn

Presidenti i sapo zgjedhur i Ukrainës Vladimir Zelensky, iu ka bërë një thirrje të pazakontë zyrtarëve të vendit.  Ai kërkon që ata të ve