SHBA forcon kufizimet e udhëtimit në Kubë

05/06/2019 - 09:27

Departamenti amerikan i Thesarit i ka forcuar kufizimet për udhëtimin në Kubë, si hakmarrje ndaj “rolit destabilizues” të këtij vendi në rajonin e Hemisferës Perëndimore.

Departamenti tha përmes një deklarate të martën, se ka ndaluar udhëtimin në Kubë të grupeve edukative të njerëzve, një nga mënyrat kryesore që amerikanët vizitojnë ishullin e Karaibeve. Mijëra amerikanë filluan ta përdorin këtë metodë për të vizituar dendin komunist, edhe para se administrata e ish presidentit Barak Obama të rivendoste marrëdhëniet e plota diplomatike me Kubën në vitin 2014.

Departamenti i Thesarit gjithashtu ndalon udhëtimin në Kubë të avionëve dhe anijeve të korporatave private. Fluturimet komerciale ajrore me sa duket lejohen të vazhdojnë, ku përfshihen udhëtimi i grupeve universitare, të gazetarëve dhe të personave që ndjekin takime profesionale.

Sekretari i Thesarit Steve Mnuchin tha se masat e reja ndaluese u imponuan për shkak të rolit të Kubës në rajon, përfshirë mbështetjen e tij për presidentin venezuelian, Nicolas Maduro.

“Kuba vazhdon të luajë një rol destabilizues në Hemisferën Perëndimore, duke siguruar një pikëmbështetje komuniste në rajon dhe duke plrkrahur kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara në vende si Venezuela dhe Nikaragua, duke nxitur paqëndrueshmëri, duke minuar sundimin e ligjit dhe duke shtypur proceset demokratike”. Ai shtoi se “Këto veprime do të ndihmojnë për të mos lejuar që dollarët amerikanë të shkojnë tek shërbimet ushtarake, të zbulimit dhe të sigurisë në Kubës.

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet e reja ndaj Kubës do të hynë në fuqi pasi të botohen të mërkurën në Regjistrin Federal./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i shtoi kërcënimet kundër Iranit të martën, duke thënë se një sulm i Teheranit ndaj “çdo gjëje amerikan

Në paraqitjen e tij të parë në publik pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e përsëritura për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Pr

Një qytet i tërë është evakuar pas shpërthimit të një depoje të madhe armësh.

Vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, për një periudhë i shumë pushtetshëm përpara se të humbiste privilegjet dhe të bu

Franca do të goditet nga një valë e nxehtë gjatë kësaj jave, me temperatura që parashikohen të shkojnë mbi 40 gradë Celsius.

Pas vrasjes së Walter Lübckes, presidentit të presidiumit të Kaselit, (autoritet i landit), dy ministra federalë gjermanë, ai i Jashtëm,

Shtetet e Bashkuara kryen një sulm kibernetik ndaj sistemit kompjuterik të ushtrisë iraniane.