Shifra të larta infektimesh janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, ku 15.746 persona kanë rezultur pozitivë me COVID-19.

Mësohet se 331 persona nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me COVID-in.

Që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka shkuar në 3.769.814, ndërsa prej tyre 114.254 kanë humbur jetën. 

Qeveria italiane ka vendosur masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e virusit dhe po kryen vaskinimin masiv me katër doza të ndryshme.