Shitja e armëve Sirisë, Izraeli kërcënon Rusinë

25/09/2018 - 22:49

   Kujdes me shitjen e armëve! Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin mbi rreziqet e shitjes së sistemeve ajrore për mbrojtje në Siri, S-300, me pretendimin se kjo do të ndikojë në destabilizimin e shtetit të shkatërruar nga lufta.

Pas një bisede telefonike të zhvilluar mes të dy liderëve te henen, zyra e shefit te ekzekutivit izraelit njoftoi se ai I druhet transferimit te sistemeve te avancuara te armeve ne duar te papërgjegjshme dhe këtë shqetësim ia ka përcjellë edhe shefit të Kremlinit.

Pavarësisht kundërshtimit të shtetit hebre, Moska e ka bërë të qartë se dorëzimi i sistemit raketor ajror do të bëhet brenda dy javësh; e gjithë kjo vetëm pak ditë pasi Rusia e akuzoi Izraelin për rrëzimin jo të drejtpërdrejtë të një avioni luftarak rus në Siri.

Kundër lëvizjes së parashikuar që të ndodhë shumë shpejt është edhe Shtëpia e Bardhë; Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton arriti deri aty sa ta cilësonte këtë shitje armesh si “moment që shënon përshkallëzim të ndjeshëm” në luftën civile 7 vjeçare të vendit.

Avionët izraelitë deri më sot kanë ndërmarrë sulme ndaj forcave iraniane në Siri pa u penguar nga rusët. Shteti hebre deklaroi pas incidentit të avionit rus se do të përpiqet të shmangë episode të tilla në të ardhmen, por nuk ka ndërmend t’i ndalojë plotësisht misionet e tij në Siri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidatura e përzgjedhur nga presidenti Donald Trump për ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Heat

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten ligjin për sigurinë kombëtare, duke shmangur mbylljen e qeverisë, por shpalli gjendjen në ku

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka ftuar për takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Karakas pasi bëri të ditur s

Facebook rrezikon një gjobë prej miliarda dollarësh pas skandalit me agjencinë e konsulencës politike britanike, Cambridge Analytica.

Donald Trump shpalli “gjendjen e jashtëzakonshme” në kufi, gjë që do t’i lejojë atij përdorimin e fondeve të emergjencës për ndërtimin e

Fëmijë në Europë janë duke u vaksinuar më shumë se kurrë kundër sëmundjes së fruthit, por duket se progres nuk ka pothuajse fare. 

FBI-ja ka shpërndarë vizatime të disa femrave të vrara në periudhën 1970-2005, me shpresën për t’i identifikuar.

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të nënshkruajë një projekt-ligj mbi sigurinë kufitare, duke shmangur mbylljen e qeverisë të premten, p

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, beson se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duhet të vazhdojë të luajë rol drejtues në Evr

Reshjet masive të dëborës paralizuan sot pjesën lindore të Kanadasë, duke detyruar mbylljen e dhjetëra institucioneve arsimore dhe anulim