Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një spital në qytetin Chelyabinsk në Rusi.

Shkak për shpërthimin u bë një bombol oksigjeni e cila mori flakë në spitalin ku po trajtoheshin pacientët e infektuar me Covid-19.

Rrreth 170 pacientë, përfshirë 150 me koronavirus që ishin në spital në kohën e shpërthimit, menjëherë u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Dy pacientë në gjendje të rëndë të cilët ndodheshin në kujdes intensiv humbën jetën pasi zjarri ndërpreu furnizimet e oksigjenit në Chelyabinsk, tha prokurori Vitali Lopin për mediat lokale.

Si rezultat i shpërthimit të fuqishëm morën flakë dy katet e spitalit si dhe disa apartamente në një ndërtesë banimi aty pranë. Banorët u evakuuan  me ndihmën e shërbimet të urgjencës dhe flakët u shuan menjëherë.