Vijon bilanci tragjik në Spanjë sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi.

Mediat spanjolle shkruajnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 932 persona.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 117 mijë duke ja kaluar kështu Italisë me 115 mijë edhe pse kjo e fundit nuk ka përditësuar ende të dhënat.

Spanja udhëheq trendin negativ të viktimave në rang botëror teksa momentalisht ka kapur vendin e dytë pas SHBA për numër të infektuarish.