Gjatë tubimit të presidentit afgan Ashraf Ghani ka ndodhur një sulm kamikaz, ku si pasojë kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 31 të tjerë. Raportohet se mes viktimave ka shumë gra dhe fëmijë.

Presidenti pritej t’i drejtohej turmës në Charikar, kryeqyteti i provincës Parëan province, në veri të Kabulit, kur ndodhi sulmi i militantëve.

Ndërkohë një sulm tjetër u shënua pak kohë më vonë në afërsi të bazës ushtarake dhe ambasadës amerikane në qendër të Kabulit. Nga ky sulm humbën jetën 6 persona.

Kryengritësit talebanë morën përsipër përgjegjësinë për të dyja sulmet.