Të paktën dy persona janë vrarë në një sulm me armë në qytetin Halle të Gjermanisë. Sipas policisë, autori ka qenë i veshur me kamuflazh ushtarak dhe i pajisur me disa armë.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se sulmi ndodhi pranë një sinagoge, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi autori është në arrati.

Shkaqet janë të paqarta. Policia ka krijuar një perimetër sigurie dhe është vënë në ndjekje të të dyshuarit.