Sulmohet konsullata franceze në Arabinë Saudite

29/10/2020 - 12:24

Një person nga Arabia Saudite është arrestuar në Jeddah pasi sulmoi një roje në konsullatën franceze. Kjo ngjarje ndodhi pas sulmit terrorist në Nice.

Ambasada franceze doli në një deklaratë dhe tha se roja ishte subjekt i një sulmi me thikë. Ai u dërgua në spital dhe nuk është në rrezik për jetën. Ky sulm ndodhi disa orë pasi në Nice u krye sulmi terrorist ku mbetën të vdekur tre persona, mes të cilëve edhe një grua të cilës iu pre koka.

Një javë më parë në Francë një mësuesi iu pre koka pasi tregoi disa karikatura me profetin Muhamed. Që prej këtij momenti, Franca është në nivelin më të lartë të sigurisë dhe ka pasur disa alarme për bomba dhe për sulme të tjera terroriste.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pse presidenti aktual Donald Trump nuk e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve presidenciale, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuar

Kryeministri Boris Johson ka konfirmuar se Britania e Madhe më 2 dhjetor i jep fund ”Lock-Down” të dytë brenda 2020.

Në fakt të gjithë ishin pro bashkëpunimit multilateral, vetëm një person fliste për madhështinë e tij personale gjatë gjithë kohës.

Gazetarët francezë dhe organizatat për lirinë e mediave janë duke e kundërshtuar një projektligj të sigurisë në Francë, në bazë të të cil

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka reaguar pas publikimit të rezultateve të vaksinës së Universitetit të Oksfordit.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 59 milionë.

Policia lokale ka informuar se dy persona kanë ndërruar jetë, si pasojë e një sulmi me thikë në një kishë në San Jose të Kalifornisë.

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të dalë sot para gjykatës dhe do përballet me akuzat për korrupsion.

I dërguari special i OBSH-së për COVID-19 kritikon reagimin e Evropës ndaj pandemisë së Coronas, duke thënë se vendet nuk arritën të përf