Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.

Mediet italiane raportojnë se janë 26072 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, 2.989 më shumë sesa të hënën, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 2503 persona, 345 më shumë se një ditë më parë. Lombardia mbetet rajoni më i goditur nga koronavirusi.

Mësohet se 2941 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, 190 më shumë sesa të hënën. Ndërkohë në total që nga dita e parë e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 31.506.

Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.