Ngjarje tronditëse në Itali. Një 35-vjeçar ka vrarë dy fëmijë dhe një të moshuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ardea, pranë Romës. Dy fëmijët e vrarë janë dy vëllezër, të moshës 3 dhe 8 vjeç dhe një burrë të moshuar që ishte me biçikletë.

Një person i katërt, një burrë që kishte nga shtëpia me një karrocë për të hedhur mbeturina, arriti t’i shpëtonte goditjeve.

Personi përgjegjës për vrasjen e trefishtë, një 35-vjeçar, menjëherë iku në shtëpi dhe pas disa orësh i rrethuar nga policia, vrau veten.

Tragjedia ndodhi në Colle Romito, në Ardea, një zonë  në periferi të Romës.