Mbretëria e Bashkuar regjistroi 563 të vdekur prej koronavirusit, duke e bërë atë ditën më të keqe deri më tani që nga nisja e pandemisë së COVID-19.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend arriti në 2,352 persona, bën të ditur Daily Mail. Një ditë më parë u regjistruan 381 të vdekur.

29.474 njerëz deri tani kanë testuar pozitivë për COVID-19. Mbretëria e Bashkuar është kombi i pestë i goditur më shumë në Evropë dhe i teti në botë.

Uellsi sot regjistroi 29 vdekje të reja të shkaktuara nga koronavirusi së bashku me 16 vdekje të tjera në Skoci dhe dy në Irlandën Veriore. 486 viktima u deklaruan në Angli.