Franca ka regjistruar ditën e saj më të errët, që nga nisja e pandemisë Covid-19. Në Francë shënohen vdekje rekord prej koronavirusit, plot 499 në 24 orë, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve arrin në 3.523.

Franca ka regjistruar gjithsej 52,128 raste pozitive me COVID-19, duke iu referuar shifrave zyrtare.

Sot ka 22.757 persona të shtruar në Francë me COVID-19, nga të cilët 5,565 prej tyre janë në kujdes intensiv, u tha gazetarëve, zyrtari i shëndetësisë, Jerome Salomon, gjatë përditësimit të përditshëm.

Numri i të vdekurve francezë përfshin vetëm ata që vdiqën në spital dhe jo ata që vdesin në shtëpi ose në azile.