Fotografitë tronditëse nga Nju Jorku tregojnë thasët me trupat e viktimave nga COVID-19 që mbushin korridoret e një spitali në Brooklyn, ndërsa qyteti përballet me pandeminë koronavirus.

Imazhet shqetësuese shfaqin pacientë të vdekur, të futur në thasë portokalli brenda Qendrës Mjekësore Wyckoff Heights në Bushwick, raporton Reuters.

Fotografitë e tjera tregojnë personelin mjekësor të veshur me veshje mbrojtëse, që transportonin kufomat nga spitali në kamionin frigoriferik, i cili po shërben si një morg i përkohshëm jashtë spitalit.

Dhjetra çanta trupash u panë në një imazh tjetër të ngarkuar mbi njëra-tjetrën në morgun e improvizuar.

Numri i të vdekurve nga Nju Jork nga koronavirusi është 4,159 ndërsa Covid-19 ka prekur mbi 122 mijë njerëz.