Trump nënshkruan veton e parë të presidencës së tij

16/03/2019 - 08:44

Presidenti Trump nënshkroi të premten veton e parë të presidencës së tij, duke hedhur poshtë legjislacionin që i kundërvihej deklaratës tij për një emergjencë kombëtare për të financuar një mur përgjatë kufirit jugor.

Projektligji që bllokonte deklaratën për emergjencën kombëtare në kufi siguroi mbështetje të rëndësishme të republikanëve në Kongres.

“Sot unë po i vë veton kësaj rezolute”, u tha Presidenti Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Kongresi është i lirë të miratojë rezolutën e tij por edhe unë kam për detyrë t’i vë veton.”

Presidenti e quajti rezolutën e Kongresit “të rrezikshme” dhe “jo të matur”.

Me presidentin Trump ishin Zëvendëspresidenti Mike Pence, Prokurori i Përgjithshëm William P. Barr dhe Kirstjen Nielsen, sekretare e sigurimit të vendit. Zoti Barr tha se urdhri i emergjenës kombëtare i presidentit ishte “i autorizuar në mënyrë të qartë sipas ligjit” dhe “i bazuar fort në ligj”.

Vetoja e presidentit, e cila pritej, e kthen legjislacionin përsëri në Kongres, i cili ka shumë të ngjarë të mos i ketë votat e mjaftueshme për ta anuluar dhe kjo do të thotë se deklarata e zotit Trump për emergjencën kombëtare do të mbetej në fuqi.

Presidenti ka insistuar prej kohësh se në kufirin me Meksikën ka një krizë sigurie dhe humanitare.

Demokratët thonë se të dhënat e qeverisë tregojnë se nuk ka një vërshim të emigrantëve me të kaluar kriminale që hyjnë në vend. Këtë pikëpamje e ndajnë edhe disa republikanë në Kongres./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas skandalit me videon e zv.Kancelarit të Austrisë Heinz-Christian Strache, Kancelari austriak ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Një ish-oficer i CIA-s u dënua me 20 vjet burg për dhënie të informacionit që lidhet me sigurinë kombëtare një agjenti të Republikës Popu

Një varkë me 5.4 ton hashash është kapur në Kanalin e Sicilisë ndërsa mësohet se gjatë operacionit janë arrestuar 3 turq.

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen sot.

Laburistët ndërprenë bisedimet për Brexitin pa asnjë kompromis.

Perandoria e pasurive të patundshme të Presidentit Donald Trump ka siguruar miliona dollarë  të ardhura vitin e kaluar.

Zv/komandanti i Gardës Revolucionare Iraniane Mohammad Saleh Jokar ka paralajmëruar se flota amerikane në Gjirin Persik është brenda rrez

Me dhjetëra kufoma shihen të hedhura nëpër dyshemetë e morgut të Tihuanës, në Meksikë.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka përcaktuar kohën e largimit të saj dhe ka shkrepur edhe “plumbin” e parë të startit, për ata që j

Ditën e djeshme presidenti amerikan, Donald Trump paraqiti planin e tij për reformimin e sistemit të emigracionit, duke thënë se do që të