U përdhunua dhe u vra në kishë, studentja dëshironte të bëhej teologe

05/06/2020 - 19:57

Uwaila Vera Omozuwa studionte mikrobiologji në universitin e Benin në Nigeri, por pasioni i saj ishte teologjia.

Por jeta e saj u ndërpre para kohe teksa të mërkurën studentja u gjet gjysmë e zhveshur në një pellg gjaku, në kishën ku kishte qenë anëtare e korit prej vitesh.

Megjithë përpjekjet e doktorëve për të shpëtuar jetën e saj, Omozuwa, të cilën familjarët e përshkruanin si “e dashur e inteligjente,” vdiq disa ditë pas sulmit mizor.

“Ajo dëshironte të bëhej teologe dhe të predikonte fjalën e Zotit. Kisha ishte vendi i saj i preferuar. Ajo u vra në vendin ku gjithmonë gjente paqe,” thotë motra e saj Judith.

Një burrë është arrestuar në lidhje me vdekjen e Omozuwa dhe policia tha se ajo ishte goditur në kokë me shuarësen e zjarrit që gjendej në kishë.

Familjarët e Omozuwa’s thanë se sipas mjekëve ajo ishte përdhunuar por policia nuk e quajti të tillë duke thënë se kishte pësuar një “sulm seksual çnjerëzor.”

Përdhunimi konsiderohet si njollë për shumë familje në Nigeri dhe është e pazakontë që një familje të tregojë këtë për vajzën e tyre, sipas përfaqësuesit vendor të Amnesty International, Osai Ojigho.

“Kjo tregon sesi policia nuk ka vullnet për të hetuar rastet e përdhunimit por vetëm ato të vrasjeve. Këto janë të dyja krime çnjerëzore dhe nuk duhet refuzuar në favor të njerit apo tjetrit”, shtoi Ojigho.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe q

Dy ditët e fundit në Itali janë shtuar rastet e reja me koronavirus.

Një gjykatë turke tha të premten se ka anuluar një dekret qeveritar të vitit 1934 përmes së cilit ish-katedralja bizantike e Shën Sofisë

Drejtuesit e kompanisë britanike Telekom dhe Vodafone i kanë bërë një kërkesë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Parlamentit në Mb

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të heqë dorë nga çdo projekt për aneksimin e terr

Një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet në Rusi po jep rezultate shumë shpresëdhënëse.

Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe është izoluar menjëherë.

Në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një

Policia në Seul të Koresë së Jugut ka gjetur trupin e pajetë të kryebashkiakut të qytetit, i cili u zhduk të enjten.

Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas