Ka pësuar një tjetër ulje numri i viktimave në Itali si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Emergjencat Civile, në raportimin e tyre ditor, bëjnë me dije se 60 persona të tjera kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës për një total prej 33,475 viktimash.

Një ulje të ndjeshme ka pësuar dhe numri i të infektuarve të rinj, ku në 24 orët e fundit raportohen vetëm 178 raste të reja. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga Covid 19 deri më sot është 233,175 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë mjaft rajone që kanë regjistruar 0 raste pozitive.