Vazhdon lufta mes rrjetit social, Twitter dhe ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Twitter ka pezulluar një llogari që shpërndante poste nga platforma e re e komunikimit të Trump.

Një zëdhënës i kompanisë tha se llogaria @DJTDesk ka shkelur politikat e sigurisë nga shpërndarja e përmbajtjeve në “bashkëpunim me një llogari të pezulluar” , siç është adresa zyrtare e Trump.

Trump u përjashtua nga platforma Twitter në janar pasi ai shprehu mbështetje për ata që sulmuan Capitolin. Ai nisi platformën e tij të komunikimit të titulluar “From the Desk of Donald J Trump” të martën.