Vdes papritur nënkryetari i Bundestag-ut gjerman, ra pa ndjenja pak para intervistës televizive

26/10/2020 - 10:37

Thomas Opperman, nënkryetari i parlamentit gjerman, vdiq papritur në moshën 66-vjeçare. Oppermann ra pa ndjenja pak para një transmetimi televiziv. Kolegët nga i gjithë spektri politik kanë shprehur tronditjen e tyre.

Oppermann, Politikani kryesor Social Demokrat (SPD) dhe nënkryetari i Bundestag ra pa ndjenja të dielën në mbrëmje papritur ndërsa do të intervistohej për ZDF. Transmetuesi publik konfirmoi vdekjen e tij të hënën, duke thënë se ai ishte duke shkuar në spital pasi u sëmur.

Oppermann filloi karrierën e tij politike në 1980. Ai së pari u bë një ligjvënës në nivelin shtetëror në Saksoninë e Ulët në 1990 dhe vazhdoi të shërbejë si ministër i shkencës. Ai kaloi në skenën kombëtare në 2005-n, ku përfaqësoi zonën elektorale të Göttingen. Ai kishte mbajtur postin e nënkryetarit të Bundestag që nga viti 2017.

Nga 2013 në 2017 ai shërbeu si drejtues i partisë parlamentare për SPD të qendrës së majtë në Bundestag.

“Tronditje për të gjithë ne”

Bashkë-udhëheqësi i SPD-së Norbert Walter-Borjans e quajti lajmin e vdekjes së Oppermann “një tronditje të fortë për të gjithë” në një postim në Twitter.

“Thomas Oppermann vdiq papritur dje”, shkroi Walter-Borjans. “Ne jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar me të afërmit e tij.”

Ministri i Punës dhe ligjvënësi tjetër i SPD Hubertus Heil mbajti zi për vdekjen “e papritur” të Oppermann.

“Lajmi për vdekjen e papritur të kolegut dhe shokut tim Thomas Opperman më mbush me trishtim të thellë”, shkroi Heil në Twitter. “Me pasion dhe intelekt, Thomas i ka bërë një shërbim të madh vendit tonë dhe demokracisë sociale. Mendimet e mia janë me familjen e tij.”

Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave Olaf Scholz, i cili është kandidati i SPD për kancelar në zgjedhjet kombëtare të vitit të ardhshëm, e quajti vdekjen Oppermann një “tronditje për të gjithë”.

“Vendi po humbet një politikan të arrirë, Bundestagu një nënkryetar të shquar dhe SPD një shok të pasionuar dhe të ashpër”, shkroi Scholz në Twitter. “Ne të gjithë po humbasim një mik – dhe jemi të trishtuar.”

Kancelarja Angela Merkel, një anëtare e Bashkimit Konservator Demokristian, i cili shërben në një qeveri koalicioni me SPD, tha se ajo ishte “tronditur dhe trishtuar nga vdekja e parakohshme e Thomas Oppermann”.

“Unë e kam vlerësuar atë për shumë vite si një partner i besueshëm dhe i drejtë në koalicionin e madh”, tha ajo në një deklaratë. “Si nënkryetar i Bundestagut gjerman, ai i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm parlamentit tonë në kohë të trazuara.”

Pensioni i planifikuar

Oppermann kishte njoftuar në gusht se nuk do të kërkonte rizgjedhjen në Bundestag në votimin e vitit të ardhshëm.

“Pas 30 vitesh si delegat në parlamentin shtetëror të Saksonisë së Ulët dhe në Bundestagun Gjerman është tani koha e duhur që unë të bëj përsëri diçka ndryshe dhe të marr projekte të reja”, tha ai në atë kohë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, paraqiti të martën emërimet për anëtarët e parë të kabinetit të tij, që përfshijnë ish-zëvendë

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar shumë shtete që të rikthejnë masat kufizuese.

"Kemi frenuar qarkullimin e virusit”. Janë fjalë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron në nisje të një mesazhi që mbajti LI

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Rud

Një vaksinë për Covid-19 e prodhuar nga Universiteti britanik i Oksfordit dhe firma farmaceutike AstraZeneca ka treguar rezultate të mira

Vijon të vijnë shifra tepër negative nga Italia për sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Kryetari i parë dhe vetëm me ngjyrë në bashkinë e New York, David Dinkins, ka ndërruar jetë sot në moshën 93 vjeç.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një kontratë me kompaninë amerikan “Moderna” për furnizimin deri në 1

Policia franceze shkatërroi me dhunë një kamp të improvizuar të emigrantëve duke u përplasur me ta dhe aktivistët që i mbështesnin.

Ish-Sekretari Smerikan i Shtetit, John Kerry, do të përfshihet sërish në administratën e lartë të presidencës së Joe Biden.