Huligani i njohur kroat Ante Firiç, i cili ishte kthyer në një makth për serbët, ka mbetur i vdekur mesditën e së mërkurës, teksa është goditur nga tre automjete njëherësh në autostradë. 

Mediat kroate raportojnë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar që u finalizua me vdekjen e 27-vjeçarit. 

Ante Firiç u bë i njohur për mediat pasi shkaktoi trazira në ndeshjen mes Partizanit të Beogradit me Crvena Zvezdës, në 14 shtator 2017 në Serbi, ku pati përleshje mes dy tifozerive. Ante Firiç u dënua me 6 muaj, teksa iu ndalua hyrja në territorin serb për 5 vite me radhë.