Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se gjatë një operacioni kundër terrorizmit në Jemen është vrarë lideri i organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e Bardhë njoftoi përmes një deklarate se SHBA organizoi operacionin kundër terrorizmit me urdhër të presidentit Donald Trump.

“Qasim al-Rimi i ishte bashkuar Al-Kaeda-s në vitet 1990 dhe ka punuar me Osama bin Laden-in. Organizata terroriste Al-Kaeda nën udhëheqjen e Rimi-t në Gadishullin Arabik ka kryer sulme të pandërgjegjshme kundër civilëve në Jemen. Gjithashtu kjo organizatë ka kryer edhe shumë sulme kundër SHBA-së dhe forcave tona”, thuhet në deklaratë.

Më tej, theksohet se vrasja e al-Rimit në operacionin në fjalë do të dobësojë praninë e Al-Kaeda-s në Gadishullin Arabik dhe në të gjithë botën dhe se është bërë një hap përpara në eliminimin e këtyre organizatave që kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së.

“Me vrasjen e Rimi-t interesat tona dhe aleatët tanë janë më të sigurtë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë popullin amerikan duke ndjekur gjurmët dhe duke eliminuar këto terroristë që përpiqen të na dëmtojnë.”