Prokurori publik i Arabisë Saudite ka arritur në përfundimin se një oficer i inteligjencës ka urdhëruar vrasjen e Jamal Khashoggi dhe jo Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Sipas ekspertizës të bërë, thuhet se gazetarit ju bë një injeksion vdekjeprurës pas një konflikti që kishte patur në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Prokurori publik gjithashtu ka akuzuar 11 vetë për vrasjen dhe po kërkon dënimin me vdekje për pesë prej tyre.

Rastet e tyre i janë referuar një gjykate, ndërsa hetimet për të dyshuar të tjerë që mendohet se janë të përfshirë në krim vazhdojnë.