Zgjedhjet/ Presidenti rumun shkon në balotazh me ish-kryeministren, Dancila "fiton" bastin

11/11/2019 - 14:39

Presidenti aktual i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me ish-kryeministren Viorica Dancila.

Me gati të gjitha votat e numëruara nga zgjedhjet e së dielës, Byroja Qendrore e Zgjedhjeve tha se Iohannis, i mbështetur nga Partia Nacional-Liberale – subjekt i qendrës së djathtë që mban pushtetin në Rumani – ka dalë i pari me 36.9 për qind të votave.

Dancila, udhëheqëse e Partisë Socialiste Demokratike, e qendrës së majtë, siguroi 23.5 për qind të votave. Balotazhi do të mbahet më 24 nëntor.

Pjesëmarrja ka qenë më e ulëta në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë post-komuniste – më pak se 48 për qind e mbi 18 milionë votuesve e kanë shfrytëzuar të drejtën për votim.

Hyrja e Dancilas në balotazh shihet si fitore personale për të, pasi ka thënë se do të japë dorëheqje si udhëheqëse e partisë në rast të humbjes në raundin e parë të zgjedhjeve.

Iohannis, nga ana tjetër, është zotuar se do të vazhdojë të forcojë sundimin e ligjit dhe se do të luftojë korrupsionin- problemin endemik të Rumanisë që nga rënia e komunizmit, tri dekada më parë.

Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara evropiane. Në një raport muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka kritikuar ashpër Bukureshtin për ngecjen në reformat gjyqësore dhe luftimin e korrupsionit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 240.961 njerëz janë prekur nga virusi Sars-CoV-2, ku në 24 orët e fundit

Pasi vodhi një makinë, hajduti përplasi për vdekje një të moshuar dhe më pas ka aksidentuar edhe tre makina të tjera.

Babai i kryeministrit britanik, 79-vjeçari Stanley Johnson ka mbërritur mbrëmë në Athinë për të vizituar vilën e tij në Pelion.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka nisur një tjetër paralajmërim, duke thënë se pandemia me koronavirus është duke u zgjeruar m

Presidenti amerikan Donald Trump, që ka kundërshtuar prej kohësh të mbante një maskë për fytyrën në publik, thotë se ai është “për maskat

Shtetet e Bashkuara thyen një tjetër rekord shqetësues të martën, kur regjistruan 47 mijë raste të reja me koronavirus, numri më i lartë

187 raste të reja dhe 21 viktima. Ky është bilanci ditor i koronavirusit në Itali, sipas raportimit të Mbrojtjes Civile.

Turqia do të përgatisë një projekt-ligj për të kontrolluar platformat e mediave sociale ose për t’i mbyllur ato, njoftoi presidenti turk,

Për një javë, miliona rusë kanë votuar për të ndryshuar kushtetutën, me shumë prej tyre që kanë përdorur qendrat e votimit të hapura mbi

Martesat e hershme të fëmijëve mbeten të përhapura në të gjitha vendet e Eurazisë, nga India, Bangladeshi dhe Nepali deri në Gjeorgji, Tu