Zjarr i madh në një pallat në Itali, humb jetën çifti, 40 të asfiksuar (VIDEO)

10/12/2018 - 10:10

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat 4-katësh në afërsi të stacionit hekurudhor në qytetin e Reggio Emilia në Itali. 

Fatkeqësia ndodhi gjatë natës, teksa u shkaktuan 2 viktima, burrë dhe grua me kombësi kineze.

Trupat e dy viktimave janë gjetur në shkallët e pallatit në përpjekje për të shpëtuar.

Rreth 40 banorë të pallatit kanë mbetur të asfiksuar nga tymi, mes të cilëve mjaft fëmijë.

Nga të plagosurit, 2 minorenë dhe 1 grua raportohen se janë në gjendje mjaft të rëndë e në rrezik për jetën. Ata janë transportuar me helikopterë në spitalin e Fidenzas.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë reparti i zjarrfiksëve dhe i ndihmës së shpejtë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në të paktën 15 persona numri i viktimave të sulmit terrorist në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Ekonomia amerikane po merr një goditje më të madhe se sa pritej nga mbyllja e pjesshme e qeverisë, tha Shtëpia e Bardhë të martën, pasi d

Një tërmet i fuqishëm 6.6 ballë goditi ishujt Vanuatu në Oqeanin Paqësor. Tërmeti ra në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë.

Parlamenti britanik ka rrëzuar me 432 vota kundër marrëveshjen e Theresa May me BE për Brexit.

Kina ka kundërshtuar akuzat nga Kanadaja se në mënyrë arbitrare është duke dënuar me vdekje kanadezin, Robert Lloyd Schellenberg, i cili

Deri në fund luftoi Theresa May për marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Europian për daljen nga BE.

Një lëkundje sizmike e shkallës 4.6 ballë ka goditur Italinë Veri-Lindore.

Kryeministrja britanike, Theresa May pohoi sot se data e Brexit e planifikuar për më 29 mars nuk duhet të shtyhet.

15 persona humbën jetën nga rënia e një avioni mallrash në Iran.