E gjithë Franca është ngritur në këmbë për të shpëtuar një nga pasuritë më të madhe botërore, Katedralen e Notre Dame, e cila në këto momente po shembet nga zjarri i madh që e ka pushtuar.

Presidenti francez, Emmanul Macron e ka cilësuar si një moment të trishtë:

“Notre-Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Mendim për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar duke parë këtë pjesë të djegur”