Kreu i FSHF-së Armand Duka nuk ka mundur të zgjidhet anëtar i Komunitetit Ekzekutiv në UEFA për shkak të 3 votave. Mbi lajmin në fjalë ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, një “armik” i vjetër i Dukës, i cili përmes një statusi në rrjetin social shkruan se Duka mund të fitojë vetëm përmes zyrës së tij, dhe jo aty ku “luhet” drejt. Postimi i Erjon Braçes. SI NJË ÇLIRIM!! TANI ÇLIRIM FUTBOLLIT PËRMES KUFIZIMIT TË MANDATEVE PA FUND NË FEDERATË!!UEFA ka marrë sot dy vendime të rëndesishme: I pari, ai i kufizimit të mandateve në tre, për drejtuesin e UEFA-s dhe komitetin ekzekutiv te saj.

I dyti, ai i zgjedhjes së komitetit ekzekutiv, pas tallazeve të mëdha në këtë institucion prej korrupsionit. Për të parin, unë shpresoj shumë që ky rregulli i kufizimit te mandateve për UEFA-n, të vlejë edhe për federatat anëtare, duke i dhënë fund sundimit pafund edhe në futbollin shqiptar. Për të dytin, ai nuk ia doli, nuk fitoi!!E kishte një përpjekje personale, legjitime për cilindo me thënë të drejtën, por kaq.
Kur një gare krejt rutinë, dikush ta kthen përmes tv, se thuajse në një ndeshje të madhe, natyrisht ka gjasë ta bëjë dhe groteske. Kështu ndodhi; Të sigurt në “fitore”, sepse Ai po hyri ne garë nuk mundet, thonë oborrtarët. Nuk ju mjaftoi Erseka ku Ai hyri ne garë e u mund keq, shumë keq. Duhet te shkonin në Helsinki për të provuar dy gjëra: Ai nuk fiton ku luhet drejt; Ai fiton veç në zyrat e tij!Nejse, po e përsëris, humbja as që vlen për lajm. Lajm eshte kufizimi i mandateve.Tani, edhe një darke me sushi dhe kthehuni. Na duheni për rregullin e kufizimit te mandateve!!