Policia e Korçës ka nisur një procedim në gjendje të lirë për një 37-vjeçare, banuese në fshatin Plasë.

Shtetasja me iniciale B.F, nënë e dy fëmijëve, dyshohet se i ka braktisur këta të fundit.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj.