RIO DE ZHAJNERO, 30 prill 2013 –Kisha Katolike Romake në Brazil shkishëroi një prift për shkak të mbështetjes nga ana e tij të të drejtave të homoseksualëve, njoftojnë agjencitë e lajmeve.
Dioqeza në Bauru e quajti atin Roberto Francisco Daniel heretik dhe përçarës, duke shtuar se asnjë katolik nuk ka të drejtë “të godasë besimin”.
Prifti nga ana tjetër i bëri thirrje Kishës të ndryshojë mendimin e saj mbi seksualitetin dhe të pranojë faktin që disa njerëz janë homoseksualë.
Ati Beto, siç ai njihet në mesin e besimtarëve, më parë njoftoi mbi zhveshjen e rasës së klerikut për shkak të pozitës së Kishës. Qindra njerëz morën pjesë në Meshën e tij të lamtumirës, që u mbajt fundjavën e kaluar.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





