Brazili vuajti, por fitoi në ndeshjen e dytë të Grupit G ndaj Zvicrës.

Në stadiumin 974 të Dohas, Selecao triumfoi me rezultatin 1-0, teksa heroi i brazilianëve në këtë ndeshje ishte mesfushori Casemiro që shënoi në minutën e 83-të një gol vërtetë të bukur.

Një realizim që në fakt rezultoi si goli që kualifikon Brazilin për në raundin pasardhës teksa tashmë Zvicrës i duhet të luajë gjithçka për gjithçka ndeshjen pasardhëse, atë me Serbinë.