LONDËR – Deputetët janë gjithmonë e më të stresuar dhe rrezikojnë krizë nervash.

Për t’i ndihmuar ata është vendosur të hapet një klinikë psikiatrike në Westminster, me këshillim të mjekëve të Parlamentit britanik, që kanë parë të shtohen shumë shpejt rastet e ankthit dhe depresionit. 

Për të paguar një ekip specialistësh të spitalit St Thomas, që do të ndjekin ditë pas dite politikanët, do të jepen 25 mijë stërlina fonde në vit (rreth 30 mijë euro).