15 qershor 2015 – Shqipëria është një ndër vendet ende të pazbuluara, më të mrekullueshme në Ballkan.

Portali britanik “Saga” në një shkrim të sajin sugjeron anglezët se përse duhet vizituar vendi ynë dhe cilat janë qytetet apo vendet më piktoreske që nuk duhen humbur gjatë verës.

Ndër 7 këto vende, që e bëjnë Shqipërinë tepër interesante për ta vizituar dhe u sugjerohen turistëve anglezë, në prag të sezonit veror për të kaluar pushimet e verës është dhe qyteti i Durrësit.

“Durrësi është qyteti i dytë më i madh, pas Tiranës dhe porti më i madh në Shqipëri. Qyteti është themeluar në shekullin e 7-të para Krishtit dhe ka amfiteatrin më të madh në Ballkan. Qyteti me mure Antike dhe Kështjella, e bëjnë atë një vend fantastik për ta vizituar”, shkruan “Saga”.

Pas Durrësit, radhiten Shëngjini, Shkodra, Vlora, Riviera shqiptare, Saranda dhe Ksamili.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/