Nga Myzejen Konduri
Pse?! Pse?! Britma e Shpirtit, me lotet që e ndjekin pas, për ngjarjen në një nga shkollat e Tiranës, na ndoqi edhe ne heshtjen e mbrëmjes që lëngonte.
Mendoj se duhet te marrin fund këto abuzime të moshës, që kanë si fillesë” Pse me pe” ” Pse e pe”, duke ndjekur pas sherrin.
Në fokusin e edukimit, Familja, duhet të përqëndrohet në këto raste të pajustifikueshme, ku bërtet shpirti, ku lotët rrjedhin faqeve.Babai, Nëna, vëllai, motra, duhet të ndërhyjnë për të larguar këtë verbim të castit , që këta të mitur, të qartësohen e të kuptojnë se nuk janë të vetëdijshëm, për pasojat e këtij ” fenomeni kriminal” të moshës ende të parritur. Familja dhe Ne, duhet të tregohemi të palëkundur në qëndrimin ndaj Tyre.
Sigurisht dhe Shkolla, një shtyllë shumë e fortë e edukimit, duhet të bëjë një përballje frontale në Mesimdhënie & Edukim. Ky Virus i ” Gjelave”, duhet luftuar fort se po ndeshet ca si shpesh…pas rastit te Fierit, ku buzëdridhur , sgjenim fjale ngushellimi, në shpirtin e ngrirë të Prindërve e Familiarëve.
Kjo ” Britmë Shpirti” , duhet të shurdhojë edhe disa nga Personelet e Sigurisë…jo vetëm në shkolla. Bashkëpunimi i tyre, me Institucionet dhe Pozitivitetin e Bashkëpunimeve, do të rrisë besimin se qëndrushmëria e këtij shërbimi të sigurisë, do të rrisë nivelin e Mirkuptimit, Tolerancës, larg Telasheve.
” Britma e Shpirtit” , le të godasë dhe shpërfilljen e panoramës tronditëse të njerëzve që i shohin dhe ironikisht, slevizin as gishtin , për të qetësuar përleshjen, a për të shpëtuar një jetë…
Ky realitet, që e përshkroi mes lotësh, Znj. që e kishte ndihmuar e cuar në spital , djalin 14 vjecar…është Sfondi më Tronditës. Po sikur të ishte Fëmija, Nipi a i njohuri i ndonjërit prej Tyre??!! Ku është Mirësia e Shpirtit?!
Duhet Kuruar dhe kjo Stepje. Ky vakum shpirtëtor, duhet mbushur me më shumë Ndjeshmëri, me më shumë përgjegjshmëri, me më shumë energji, ndaj së keqes.
Këtyre thirrjeve të dhimbjes, duhet zgjaturn dora se vetëm kështu do të shpëtojmë jetë.
Në ecejaket e ditëve, nuk duhet të rrimë symbyllur, duke parë si rrotullohet thika, në zemrën e një të parrituri. Këtë ” Britmë Shpirti” , e kam ndjere kudo.
Atëherë, mos të lejojmë të Mjegullohet e Ardhmja. Mos të lejojmë që e Ardhmja të ecë kuturu!
Mos të lejojmë e të justifikojmë, Rastësinë e Fatit, që të na bëjë të Derdhim Lotë!