12 dhjetor 2014 – Gjykata e shkallës së dytë e Peruxhias dënoi Alfons Gjergjin me burgim të përjetshëm dhe tre vjet izolim në qeli gjatë ditës. Si dënim plotësues, Alfonsi duhet të paguajë 200 000 euro dëmshpërblim familjarëve të dy viktimave si edhe 100 000 euro dëmshpërblim për Bashkinë e Peruxhias.
Alfonsi në prill 2012, gjatë një grabitje në bashkëpunim me dy shqiptarë të tjerë, vrau Maria Rafaelin dhe argjendarin në pension Serxhio Skoshën. Dy “kolegët” e Alfonsit kërkuan gjykim të shkurtuar dhe burgimi i përjetshëm u reduktua në 20 vjet burg, ndërsa Alfons Gjergji nguli këmbë në gjykim të zakonshëm i bindur në pafajësinë e vet. Alfonsi ishte klandestin në Itali dhe kishte precedentë të mëparshëm penalë për drogë.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





