Nuk kanë të ndalur telashet për "yjet" e futbollit me drejtësinë. Tashmë edhe sulmuesi i kolumbian Radamel Falcao që aktivizohet me skuadrën e Monaco-s është dënuar nga drejtësia spanjolle për mashtrime tatimore.

Pas hetimeve të bëra për lojtarin gjyka vendosi të japë vendimin duke kërkuar për Falcaon gjashtëmbëdhjetë muaj burg dhe nëntë milionë euro gjobë. 

Sipas "Marca", për sulmesin e Monacos rëndojnë dy shkeljeve tatimore për mashtrime që lidhen me kthimin e taksave të vitit 2012 dhe 2013 dhe shmangien e të drejtave të imazhit.

Megjithatë, Falcaonuk do të bëjë burg sepse legjislacioni spanjoll vendos burg të detyrueshëm vetëm për dënime me më shumë se dy vjet. Lojtari ka rënë dakord të paguajë gjobën dhe dënimi me burg u pezullua menjëherë.