Përgjegjësi i sindikatës së Policisë së Burgjeve në Breshia, Itali i ka kërkuar Prokurorisë vendore të hedhë dritë mbi hetimin e nisur për të zbardhur nëse ka pasur apo jo raporte seksuale brenda dhe jashtë burgut mes dy policeve femra me të burgosur dhe të burgosura.
Në të njëjtën kohë, përgjegjësi i sindikatës mbështet dhe ofron mbështetje për të gjithë efektivët e Policisë së Burgjeve që punojnë me devotshmëri, pavarësisht mungesës së personelit dhe rreziqeve që ekspozohen çdo ditë.
Dy policet e akuzuara ndodhen njëra me raport mjekësor, ndërsa tjetra është transferuar në një tjetër burg.





