Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të organizojnë sa të munden takime me diasporën me shpenzimet personale.

Në takimin me grupin parlamentar, Berisha tha se buxheti është modest dhe nuk del për takime në salla luksoze por në lokale dhe ambiente të shqiptarëve jashtë.

“Grupi parlamentar, çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Nuk i bazojmë në salla të mëdha dhe luksoze se janë të kushtueshme. Matemi modestisht dhe nuk duam ti rëndojmë. Ne do të bazojmë fushatën në qindra takime që secili prej jush mund të organizojë aty ku ka lidhjet dhe mundësitë.

Ne duhet të qëmtojmë dhe të në mënyrë gjatë kësaj periudhe të përparësojmë këto takime. Së dyti, dhe në Berat e shtrova. Dhe ju duhet ta shtroni me çdo qytetar. Nëse bindim çdo demokrat ta bëjë këtë kjo sjell dy tre fishimin e elektoratit tonë. Ka një urrejtje të madhe ndaj Edi Ramës dhe qeverisë.

Luftë të egër brenda llojit. Të shpëtojë ai që mundet. Janë kthyer në një lukuni ujqërish që duan të shqyejnë njëri-tjetrin për krimet që kanë kryer. Këto janë avantazhet tona. Ne i shpjegojmë dhe paraqesim alternativën për çdo shqiptar të shpëtojë vendin e tij më 11 maj. Do bëni edhe sipas mundësive që keni.

Të organizohen grupe deputetësh, 4 5 6 mund të shkojnë në SHBA. Vetëkuptohet me shpenzime personale. Ky është buxheti. Të tjerë mund të shkojnë në Gjermani, Greqi dhe kudo që keni lidhjet më të mira. Përdoren klubet, lokalet e shqiptarëve, sallë shkolle kishin marrë në Britani. Gjëra me çmime të përballueshme”, tha Berisha.