Lorik Cana është përfolur gjatë orëve të fundit për një kalim të mundshëm te skuadra e Pescarës, në Seria A, ku luajnë edhe dy shqiptarë të tjerë, Ledian Memushaj (kapiten) dhe Rey Manaj, që të dy pjesë e kombëtares kuqezi. Gazeta më e madhe sportive në Itali, “La Gazzeta Dello Sport”, raportoi se ish-kapiteni i Shqipërisë ka nisur kontaktet me klubin në fjalë, por vetë 32-vjeçari ka hedhur poshtë gjithçka, duke deklaruar: “Nuk kam pasur asnjë kontakt me Pescarën. Këto informacione i kam dëgjuar nga mediat dhe dua të theksoj se asgjë nuk është e vërtetë. I mohoj këto zëra të përhapur”. Në fakt, Loriku po bën një pushim, për t’i dhënë mundësinë trupit, siç ka thënë vetë, të rikuperohet. Po ashtu, ai ka nisur kursin për trajner, që organizohen nga FSHF-ja. Ai ka përpara vetes mundësinë t’i bashkohet cilësdo skuadër, në cilëndo kohë, sepse është lojtarë i lirë, jashtë kontrate.
Cana përgënjeshtron zërat për një kalim te Pescara
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Moska: Emërimi i ish ministrit të Zelenskyt në Itali është qesharak! I përgjigjet Roma
Zjarri në fabrikën e dronëve në Poloni, ministri: Gjithçka tregon për sabotim
Situatë alarmante në Fushë-Arrëz/ Qytetarët në urgjencën e Spitalit prej 3 ditësh me simptoma helmimi: Uji mban erë të rëndë
Akullnaja apo digat e hidrocentraleve, çfarë e shkaktoi katastrofën me 4 mijë të zhdukur në Nepal?!





