Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit të babait të Ilir Metës.

Rexhep Metaj do të prehet në varrezat e fshatit Çepan në Skrapar. Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, të cilit i është dhënë leje nga SPAK që të lërë ambientet e paraburgimit dhe t’i japë lamtumirën të atit.

Kreu i PL-së është shoqëruar nga forca të shumta të policisë së burgjeve.