Rusia ka zhvilluar ceremoninë përkujtimore të fitores së sovjetikëve të Stalingradit. Presidenti Vladimir Putin në fjalën e tij është shprehur se përsëri Rusia kërcënohet nga tanket gjermane, duke iu referuar mjeteve të blinduara Leopard 2, që perëndimi ka vendosur të ofrojë për Ukrainë.

Kreu i Kremlinit shprehu bindjen se vendi i tij do t’i bëjë ballë çdo kërcënimi, pavarësisht zhvillimeve në frontin e luftës.

“Rusia ka të gjithë mjetet për t’iu përgjigjur të gjithë atyre që na kërcënojnë. Kemi besim dhe po ndjekim rrugën e duhur deri në fitore”, tha Putin.

Lideri i Rusisë ka thënë se Shtetet e Bashkuara po tentojnë që ta shtyjnë Europën drejt një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë.