Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka kërkuar sot kryedemokratit Lulzim Basha që të kallëzojë në gjykatë ish kryeministrin Sali Berisha për deklaratat e këtij të fundit mbi çështjen “Toyota Yaris”.

Ish-kryeministri ka deklaruar nga “Foltoret” se Lulzim Basha dhe Taulant Balla kanë ndanë 1.5 milionë eurot e kapura në “Toyota Yaris”.

Do kisha dashur që Basha të qëndronte në sallë. Bashës do doja t’i sugjeroja, meqë Sali Berisha na akuzon të dyve për “Toyota yaris” të bëjë të njëjtën gjë si unë me z. Basha. Unë z. Basha e kallëzova në gjykatë.

E mendoj që edhe z.Basha ta kallëzojë penalisht z.Berisha në gjykatë. Meqë po flasim për pastrim parash, zotëria që bën zhurmë ka qenë avokat në gjyqin e humbur nga z. Basha.

Ndaj përsëri i kërkoj z.Basha që ta kallëzojë z. Berisha. Por është karma, 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju me muaj e me vite dhe për gjërat që ju na keni akuzuar tani me pa të drejtë tani dëgjoni Saliun t’ua thotë ju”, – tha Balla.