Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet e tij sociale, lidhur me debatin që po zhvillohet në emisionin “Opinion”. Sipas Berishës, dokumentat e paraqitura nga Gazmend Bardhi “faktonin se Olsi Rama është eksponent kryesor i grupit Xibraka”.

Reagimi i plotë

Tmerr nga dokumentat në Opinion!

Miq, po ndjek opinionin.

Efekti i dokumentave zyrtare të dosjes hetimore që paraqiti Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike shkatërruan sonte klanin mafjoz Rama.

Për të rrezuar dokumentat e dosjes së prokurorisë që faktonin se Olsi Rama është eksponent kryesor i grupit Xibraka, klani mafjoz Rama paraqiti si argument të vetëm:

1- Vendimin e gjykatave të varuara prej tij që kanë dënuar dokumentat zytare si shpifje

2- Fletërrufe anadollake e shkruar nga Rama “fajin e ka Saliu”

Së fundi dëshmitari i hobeve të Olsi Ramës, Batoni që sonte meriton plotësisht të quhet Baton Rama.

Mjerim, mjerim për ata që dokumentat zyrtare kërkojnë t’i mbulojnë me koprolali.