TIRANE – Kompania CEZ-Shpërndarje ka nxjerrë në shitje degën e saj në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga vetë grupi çek.

CEZ tha në një deklaratë për shtyp se blerësit e mundshëm duhet të shfaqin interes deri në muajin janar të vitit të ardhshëm dhe më pas CEZ do të vendosë për hapat e mëtejshëm.

Në një letër dërguar punonjësve të saj, grupi CEZ bën me dije se po vijon negociatat me autoritetet shqiptare mbi zgjidhjen e çështjeve në fjalë teksa falënderon punën e mirë që ksnë bërë në ditët e fundit, për riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq 

“Është e rëndësishme të theksoj se çfarëdo ndryshimesh ndodhin në strukturat aksionare, objektivi i operatorit të shpërndarjes për të arkëtuar pagesat, për të ndërprerë debitorët dhe vjedhjet e energjisë elektrike, mbetet i njëjtë.Shpërndarja e energjisë elektrike është një shërbim publik për qytetarët shqiptarë dhe duhet të kryhet pavarësisht diskutimeve mes aksionarëve dhe strukturës së pronësisë së shoqërisë, ndaj unë ju inkurajoj që të bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për të kryer punën tuaj me nivelin më të lartë të cilësisë”,- thuhet ndër të tjera në deklaratën e CEZ.