TIRANE – CEZ Shpërndarje siguroi Ministrinë e Energjetikës se angazhimi kryesor i kompanisë është furnizimi i klientëve me energji elektrike.
Përmes një njoftimi për mediat, CEZ Shpërndarje nënvizon se po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për t’ju përmbajtur këtij angazhimi, por bllokimi i vazhdueshëm i llogarive bankare të kompanisë nga institucionet shtetërore, përfshi ERE-n, KESH-in dhe OST-në, e ka bwrw pothuajse tw pamundur kryerjen e çdo shpenzimi operativ për mirëmbajtjen e rrjetit dhe riparimin e defekteve.
“CEZ Shpërndarje prej disa muajsh e ka informuar Entin Rregullator të Energjisë dhe autoritetet përkatëse, përfshi METE-n, mbi situatën e vështirë me të cilën kompania do të përballej nëse nuk merreshin masat përkatëse për të ndryshuar aktet rregullatore me efekte shkatërruese për financat e shoqërisë dhe rrjedhimisht me cilësinë e shërbimit tw ofruar. Në letrën tonë dërguar ERE-s javën e shkuar, shoqëria njoftoi se “si rrjedhojë e situatës së vështirë ekonomike, shoqëria ka informuar se mund të mos jetë financiarisht në gjendje të parandalojë përkeqësimin e nivelit të shërbimeve që ofron, përfshi furnizimin me energji, përgjatë javëve në vazhdim. CEZ Shpërndarje dëshiron të theksojë se ka mobilizuar të gjithë teknikët e vet, në mënyrë që çdo defekt i mundshëm të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur.”- përfundon njoftimi i CEZ-it.