Një makinë luksoze “BMW X6” ka përfunduar në oborrin e një shtëpie te “Komuna e Parisit” në tentativë për t’i ikur Policisë.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, shoferi Bektash Muka së bashku me dy shokët që gjendeshin në makinë janë shoqëruar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri”, kur shërbimet e policisë “Shqiponjat” i kanë bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS.
Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi, e për pasojë në rrugën “Prokop Mima” është përplasur me një mur rrethues të një banese.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit Bektash Muka, rreth tre muaj më parë ka goditur një mjet të policisë që përdorej nga “Shqiponjat”, pasi këto të fundit i kanë bërë shenjë ndalimi, por edhe në atë rast përsëri është larguar.
Policia po vijon kontrollin e imtësishëm të automjetit për të gjetur ndonjë send të kundërligjshëm. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet.





